Këpucët janë të domosdoshme për ta kompletuar çdo veshje – por njerëzit faktikisht mund të jenë shumë më mirë pa i mbathur fare.
Të paktën këtë e thonë ekspertët, të cilët kanë zbuluar se këpucët janë duke i dobësuar këmbët tona dhe duke na bërë më të prirë të lëndohemi, transmeton Telegrafi.
Sipas hulumtimit, i cili ka zbuluar efektet e vrapimit me atlete dhe zbathur, shkencëtarët kanë konstatuar se faktikisht duke i ‘mbrojtur’ këmbët me atlete ju vetëm sa jeni duke e dëmtuar veten në periudhë afatgjate.
Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë: kur ecni me këpucë apo atlete, këmbët tuaja janë duke shtypur në një zëvendësim të butë të tokës i cili i bën muskujt në këmbët tonë të punojnë më pak sesa që punojnë kur këmbët janë zbathur.
Kështu, duke mos i ushtruar siç duhet muskujt e këmbëve dhe shputave, ju rrezikoni të lëndoheni dhe të keni probleme të ndryshme.
Sidoqoftë, ekspertët shtojnë se atletet janë opsion shumë më i mirë sesa taket – të cilat janë të ndërlidhura me një sërë problemesh shëndetësore. /Telegrafi/