U kritikua, u cilësua provokim, por ai vazhdoi tutje!
Xherdan Shaqiri ishte njeriu më i komentuar për një javë në mediat e Serbisë.
Madje, mediat e shtetit fqinj verior kishin filluar një luftë speciale kundër superyllit shqiptar.
Dhe, ai u përgjigj në mënyrën më të mirë, me gol, dhe atë në minutën e 92-të të takimit pasi si shqiponjë fluturoi në fushë duke qenë i pandalshëm dhe duke shënuar gol.
Ishte goli i rikthimit, ishte goli i fitores dhe goli që fundosi shpresat e serbëve që kanë një mision të pamundur – fitore ndaj kombëtares më të trofeshme, pesë herë kampionit, Brazilit.
E gjithë kjo ndodhi me këpucët që u përqeshën dhe u cilësuan si provokative, këpucët ku gjendet flamuri i Kosovës, vendit prej nga vjen Shaqiri, nga Zhegra e Gjilanit e cila festoi ashtu si të gjithë shqiptarët.
Është kjo këpuca që po inspiron Shaqirin, është Kosova që është udhërrëfyesi i tij drejt suksesit dhe bashkë me shqiponjën po fluturon lart pa u ndalur nga askush, as nga kombëtare si Brazili, e as nga armiqt si serbët, që vazhdimisht janë marrë me të.
Është këpuca e cila shkeli ëndrrën e Serbisë.
/Telegrafi/