Telegrafi

KennyS njofton largimin nga garat e Counter-Strike

(Foto: HLTV)

Lojtari francez, Kenny “⁠kennyS⁠” Schrub doli në skenë në Accor Arena për t’iu drejtuar turmës franceze dhe për të njoftuar tërheqjen e tij nga garat e Counter-Strike.

KennyS largohet nga garat pas më shumë se dhjetë vitesh në skenën e Counter-Strike.

Gjatë kësaj kohe njëri nga snajperistët më të famshëm të lojës ka fituar rreth 11 trofe në LAN dhe një turne Major.

Francezi u bë i njohur me skuadrën VeryGames kur organizata franceze vendosi të bënte kalimin nga CS:S në CS:GO.

https://www.youtube.com/watch?v=2R6E3kFRy2g

Së fundmi ai ishte pjesë e ekipit Falcons, me të cilët nuk arritën që të kualifikohen për BLAST Paris Major.

Këto janë disa ngjarje të fituara nga kennyS:

DreamHack Masters Malmö 2017

ESL Pro League Season 5 Finals

DreamHack Open Tours 2017

WESG 2016 World Finals

Game Show Global eSports Cup 2016 Finals

DreamHack Open Cluj-Napoca 2015

Gfinity 2015 Champion of Champions

DreamHack Open London 2015

IEM Gamescom 2015

DreamHack Stockholm CS:GO Invitational

Mad Catz Birmingham

/Telegrafi/