Nëse edhe ju vuani nga sinuset, provoni recetën për ilaçin popullor për të cilin ju nevojiten vetëm dy përbërës.
E gjitha që ju nevojitet janë xhenxhefili dhe 200 ml uthull molle, transmeton Telegrafi.
Grijeni xhenxhefilin dhe përzieni me uthullën dhe të gjithën qiteni në një kavanoz qelqi të cilin duhet ta mbyllni mirë.
Mbajeni në një vend i cili nuk është shumë i ngrohur dhe i ndriçuar, në temperaturë dhome dhe herë pas here tundeni.
Me rastin e dhembjeve të kokës apo të dhembjeve të shkaktuara nga problemet me sinuset, hapeni kavanozin dhe thithni aromën pesë deri në dhjetë minuta.
Gjithashtu mundeni edhe para se të shkoni në gjumë të njomni një fasoletë pambuku në këtë tretje dhe mbajeni në qafën tuaj së paku një orë.
Bllokimi i traktit të sipërm respirator, dhembja dhe presioni përreth syve dhe hundës i përcjellë me tajitje, sekreti i shtuar me ngjyrë të verdhë, temperatura e ngritur, lodhja dhe rraskapitja janë simptomat më të shpeshta të sinuseve apo ndezjes së tyre.
Duke pasur parasysh që në fazën fillestare ngjajnë si ftohje e zakonshme, ato mund fare lehtë që ta mashtrojnë të sëmurin.
Megjithatë, për dallim nga ftohja, e cila kalon pas shtatë ditëve, ndezja e sinuseve ndonjëherë zgjatë deri tri javë, ndërsa ajo kronike edhe me vjet.
Ndezja kronike, zakonisht vjen si pasojë e mos shërimit të ndezjes akute. /Telegrafi/