Janë këshilla shumë të dobishme për kryerjen e obligimeve të zyrës, të fakultetit dhe të shkollës
Humbja e vëmendjes ndodh dhe nuk është asgjë për t’u shqetësuar.
Devijimi i vazhdueshëm i vëmendjes mund të krijojë edhe një lloj rezistence ndaj ndonjë pune apo studimi, që do ta vështirësojë gjithnjë e më shumë kryerjen e saj me kalimin e kohës.
Dr. Amishi Jha, neurologe dhe autore e sajtit “Peka Mind” ka theksuar edhe disa këshilla praktike, me ndihmën e të cilave më lehtë do të jeni të përqendruar, transmeton Telegrafi.
1. Teknika e “llambës me bateri”
Dr. Amishi thotë se vëmendja jonë funksionon ngjashëm me llambën me bateri – atë mund ta drejtoni në një vend të caktuar dhe të vëzhgoni.
Si metodë e ushtrimit të kësaj teknike, provoni të përqendrojeni p.sh. te gjoksi juaj. Vështroni si ngrihet derisa merrni frymë, dhe çdo herë kur vëreni që mendimet tuaja janë shpërqendruar, kthejeni shikimin sërish te gjoksi juaj.
2. Kushtojini vëmendje përqendrimit
Kjo në thelb bo të thotë që i injoroni të gjitha pengesat. Për shembull, çdo herë kur dëshironi të merrni në dorë telefonin gjatë punës, kujtohuni se çfarë duhet të jetë preokupimi juaj momental , dhe përqendrohuni përsëri në këtë.
Mbani vazhdimisht parasysh qëllimin e asaj që po bëni aktualisht.
3. Shmangni shumë detyra
Nëse bëni disa gjëra në të njëjtën kohë, nuk do të bëni asnjë prej tyre siç duhet.
Dr. Amishi thotë se multitasking nuk ekziston në të vërtetë, sepse ne bëjmë një gjë në çdo moment dhe neglizhojmë tjetrën. Është e mundur, në raste ekstreme, të bëhen dy punë në të njëjtën kohë, dhe vetëm nëse njëra bëhet automatikisht, pa menduar, si të ecësh dhe të flasësh.
4. Lëreni mendjen të endet
Kjo mund të duket kundërproduktive, por lëreni mendjen tuaj të endet për disa minuta.
Nëse bëni një pushim nga puna ku thjesht shikoni nga dritarja, duke mos menduar për asgjë konkrete, mund të jetë e dobishme për ju.
Në këtë mënyrë, mendja juaj pushon dhe është e gatshme të thithë informacione të reja. /Telegrafi/