Site icon Telegrafi

Keni NJË MILION obligime? Mos kukatni, sepse…

Disa hulumtime të ndryshme kanë treguar që personat të cilët kanë shumë obligime ditore, janë më të lumtur se ata të cilëve gjithmonë janë të mërzitur. Ja përse…

Obligimet na bëjnë më të kënaqur, njësoj si edhe ajo bën që te disa persona punon niveli i ngritur i adrenalinës posaçërisht kur të gjitha “detyrat” me sukses i bëjmë, transmeton Telegrafi.

Obligimet i japin kuptim ekzistencës sonë, gjë që është shumë me rëndësi, posaçërisht për ata të cilët janë të prirë t’i përfshijë depresioni.

Obligimet na bëjnë që të ndihemi të dobishëm, për veten apo bashkësinë. A e dini përse njerëzit e moshuar blejnë kanakarë shtëpiakë? Pikërisht për atë që kanë për kë të kujdesen, që për dikë të jenë të dobishëm, që të ndihen të dobishëm.

Kryerja e detyrave të ndryshme ditore njëkohësisht është edhe puna për veten, perfeksionim personal – nga dëshira që obligimet të na bëhen gjithnjë e më të lehta dhe ne punojmë gjithnjë e më mirë.

Obligimet na ndihmojnë që më mirë ta njohim veten dhe t’i lëvizim kufijtë personalë.

Ju është e qartë që nga e gjithë kjo del që obligimet ndikojnë pozitivisht në vetëbesimin tonë.

Dhe në fund mbase edhe më e rëndësishmja – kur kemi shumë punë, nuk kemi kohë për mendime negative!

Pra, mos u bëni dembelë – kur të përfundoni punën tuaj të rregullt, nëse nuk kemi obligime familjare, prindërore, merruni me sport, me pasionin tuaj, kënaquni me jetën e plotësuar.

Mbase në fund të ditës do të jeni të lodhur, por me siguri më të lumtur se shumica e të tjerëve të cilët nuk e kanë lexuar këtë tekst. /Telegrafi/

Exit mobile version