Site icon Telegrafi

Keni nishane në një nga këto shtatë pjesë të trupit? Lexoni fatin tuaj

Çdo njeri ka nishane në pjesë të ndryshme të trupit. Disa janë të vogla, disa të mëdha, megjithatë pozicioni i tyre në trup ka një kuptim të veçantë.

Ka nishane që lidhen me shëndetin e një personi, të tjerat lidhen me pasurinë, fatin etj.

Nishani në pjesët anësore të ballit

Nëse keni nishan në këtë pjesë të trupit, tregon se keni shumë mundësi për të udhëtuar.
Mundësia mund t’ju jepet nga puna që bëni apo thjesht sepse e keni pasion.

Nishani midis vetullave

Nishani në këtë pjesë të trupit lidhet me karrierën.
Ajo tregon se do të keni shumë sukses nga kjo anë.

Nishani midis syve dhe vetullës

Nishani në këtë pjesë të trupit tregon se jeni një person që adaptoheni menjëherë me të tjerët, tregoheni mirë me to dhe mund ju pëlqen të udhëhiqni.

Nishani në buzën e sipërme

Nishani në buzën e sipërme tregon se kujdeseni shumë për mënyrën se si ushqeheni dhe visheni.
Ju keni gjithashtu shumë miq.

Nishani tek mollëzat

Nishani tek mollëzat tregon se keni pozicion të rëndësishëm në punë dhe keni shanse për t’u bërë të pasur.

Nishani tek pëllëmba e dorës

Nishani brenda pëllëmbës së dorës tregon se nuk do t’ju mungojnë asnjëherë paratë.
Jeni inteligjentë, ambiciozë dhe mund ta bëni lehtësisht udhëheqësin.
Ndërsa, nishani në pjesën e sipërme të dorës tregon se keni aftësi të mira menaxhimi, financiare, dhe jeni mirë ekonomikisht.

Nishani tek këmbët

Nishani tek tabani i këmbëve tregon se udhëtoni shpesh, ju pëlqejnë gatimet e ndryshme etj.
Përveç kësaj, jeni shumë të aftë në punën që bëni dhe mund të bëheni një lider i mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version