‘MensHealth’ tash e një kohë sjellë sfida javore për personat e dhënë pas fitnesit fizik, por ndryshe nga javët tjera, kësaj radhe revista e njohur ka sjellë diçka më ndryshe.
Këtë javë, objektivi juaj është shumë i thjesht: kompletoni 100 barkore sa më shpejt që mundeni. Por para se të mendoni që kjo gjë është e lehtë, keni parasysh se ekziston një rregull, transmeton Telegrafi.
Pas çdo minute, ju duhet t’i bëni tri ushtrime burpee, shpjegon Carlos Davila, trajner i njohur personal.
Në videon e mëposhtme i keni instruksionet e plota të kësaj sfide javore, si dhe mund ta shihni Davilen duke e demonstruar procesin e ushtrimeve. /Telegrafi/