Keni marrë ofertën e re për punë. Ju ofrojnë më shumë para se sa ju paguajnë në vendin aktual të punës, mirëpo nuk jeni të gatshëm ta lëshoni
Çfarë të bëni?
Shfrytëzimi i ofertës së re për punë si bazë për negociata mbi avancimin apo pagën më të madhe kërkon qasje dhe bart rreziqe të caktuara, transmeton Telegrafi.
– Kur keni ofertën tjetër për punë, keni të drejtë të negocioni – thotë Deborah Kolb, autore e negociatave në punë: Shndërroni favoret e vogla në favore të mëdha. – Mirëpo kurdo që shfrytëzoni ndonjë ofertë tjetër, ajo mund të kuptohet edhe si kërcënim.
Qasuni situatës në mënyrë delikate
Edhe pse është mirë të kuptoni që jeni të kërkuar, shmangni sulmet në zyrën e shefit me ofertën duke kërkuar që rroga t’ju rritet.
– Patjetër duhet ta bëni në mënyrë të qetë – thotë Alex Twersky, bashkëthemelues i firmës për avancim në karrierë Resume Deli.
Nëse hyni dhe i thoni: Hej, kam marrë ofertë të re për punë, çfarë do të bësh për të më ndalur në punë” – është qasje arrogante dhe e padëshiruar.
Ai thotë që përdorimi i ofertës për punë ekskluzivisht për status më të lartë paraqet rrezik nga prishja e marrëdhënieve me punëdhënësin aktual.
Ai propozon që ofertën ta mbani në xhepin e pasmë dhe ta përdorni si policë sigurimi.
– E para, afrojuni shefit tuaj në mënyrë të sinqertë bisedoni për atë se ku tani e shihni veten, në mënyrë që të dëshironit që roli dhe përgjegjësitë të ndryshojnë, por edhe paga të rritet
– Ideja është që të keni bisedë të hapur mbi vlerat të cilat i sillni në kompani në bazë të punës suaj dhe vlerave tuaja të tregut.
Mirëpo nëse merrni ofertën – duhet të jeni të gatshëm edhe të shkoni.
Mbani qëndrim pozitiv
Sjellja e ofertës së re për punë mund ta vërë menaxherin në pozitë të pakëndshme, mirëpo gjithashtu mund të jetë pozitive dhe të tregohet që vlerësohet vlera të cilën ia sjell punëdhënësit tuaj.
– Kur pyesni, gjithmonë lidheni atë që është e mirë për ju dhe çfarë është e mirë për organizatën – thotë Kolb.
Kur përmendim ofertën, le të jetë e qartë që nuk jeni të interesuar për të shkuar dhe që dëshironi të vazhdoni në rritjen e kompanisë, por që tani keni të dhëna shumë konkrete për vlerën tuaj të tregut.
– Afrojuni nga perspektiva e kureshtjes – thotë Olivia Jaras, e cila merret me këshillat për zhvillim të karrierës.
Rekomandohet që të konfirmoni besnikërinë ndaj kompanisë, pastaj t’i thoni për rastin tjetër dhe të kërkoni ndihmë në zgjidhjen e problemit. /Telegrafi/