Telegrafi

A i keni ditur këto fakte për Ibrahimovicin?

 

Zlatan Ibrahimovic është njëri nga futbollistët që njihet për shumë rekorde të thyera.

Sulmuesi suedez është njëri nga futbollistët më të mirë të dekadës së fundit dhe kjo s’do mend.

Ibrahimovic njihet për temperamentin e tij, por edhe për shumë gola të shënuara ngado që ka luajtur.

Megjithatë, është nga të rrallët futbollistë që ka shënuar gola në debutim, në katër liga të mëdha evropiane dhe në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, Ibrahimovic ka shënuar gol në ndeshjen debutuese, në Serie A, La Liga, Ligue 1, Ligën e Kampionëve dhe tani së fundmi në Ligën Premier.

Pas këtyre statistikave, fjalët janë të pakëta për madhështinë e sulmuesit suedez. /Telegrafi/