Përrallat mund të na zbukurojnë fëmijërinë, mirëpo nëse i kuptojmë shumë seriozisht, ato mund të na shkaktojnë shumë dëme kur jemi të rritur
Kompleksi i Hirushes është vetëm njëri ndër problemet me të cilat luftojnë femrat të cilat janë rritur duke u besuar përrallave, ndërkaq këto janë shenja që edhe ti vuan nga ai kompleks, transmeton Telegrafi.
Pret që mashkulli të të shpëtojë
Në vend që për lumturinë tuaj të përpiqeni të luftoni vetë, pret që të shfaqet princi në kalë të bardhë, i cili do t’i zgjidhë të gjitha problemet tuaja. Është e vërtetë që do të fillosh lidhjen me probleme të pazgjidhura.
Mendon që nuk je mjaft e mirë nëse je e vetmuar
Mund të jesh e bukur, e mençur dhe shumë e suksesshme, mirëpo nëse bashkë me këto cilësi ende ndihesh e paplotësuar, sepse nuk je në lidhje, -përfundimisht vuan nga ky kompleks.
Frikësohesh nga pavarësia
Thjesht nuk mund të imagjinosh veten pa të dashur, prandaj shkon nga lidhja në lidhje dhe shmang periudha të gjata pa të dashur. Më shumë dëshiron të jesh në lidhje e cila nuk funksionon sesa pa askënd.
Nuk di si të sillesh kur dikush të lavdëron
Komplimentet dhe lavdërimet i refuzon turpshëm, mirëpo prandaj di gjithsesi të marrësh përgjegjësinë për gjërat për të cilat ndoshta nuk je fajtore.
Nuk di çfarë të bësh pa të
Shpesh imagjinon që jeta jote do të ishte e tmerrshme pa të – kjo në fillim mund të tingëllojë romantike, mirëpo nëse mendon se nuk do të dish të jetosh pa dashurinë e tij, kjo shpesh do të thotë që ke vetëbesim të ulët. /Telegrafi/