Rregulla 80/20 nuk është dietë, por ndryshim i shprehive jetësore, që rezulton me humbjen e përhershme të kilogramëve.
Me këtë dietë shumë shpejt hyhet në balancimin e ushqimit dhe sasisë, por edhe mund të aplikohet edhe gjatë ushtrimeve.
Rregulla 80/20 do të thotë që akoma, pa u brengosur, mund të kënaqeni në darka dhe pije me miqtë, transmeton Telegrafi.
Për shembull, nëse hani tri racione të shëndetshme në ditë, atëherë tri të pashëndetshme të 20-qërqindëshit tuaj janë për gjatë javës ose nëse hani ditën pesë racione të vogla, atëherë atë javë mund të hani shtatë ëmbëlsira të vogla.
Për të arritur rezultate më të mira, “kurseni” kaloritë gjatë javës dhe përmbajuni në mënyrë të përpiktë planit dhe, sipas rasteve, për vikend “jepni vetes pushim”. Të njëjtën rregull mund ta zbatoni edhe gjatë ushtrimeve.
Se kjo mënyrë e të ushqyerit vërtet funksionon, janë bindur edhe shumë bukuroshe hollivudiane siç është Jessica Alba. Trajneri i saj, Yumi Lee, thotë se nuk mund të jemi gjithmonë qind për qind, por 80 për qind është e aplikueshme.
Këshillon sa më shumë racione të vogla, të shëndetshme gjatë ditës gjë që do të ndikojnë pozitivisht në ndryshimin e tërësishëm të shprehive të ushqimit. /Telegrafi/