Telegrafi

Keni blerë biografinë e Jobsit? Apple ju propozon edhe filmin për Hitlerin

Dje edhe aplikacioni Genius Recomandations i Apple në iTunes bëri shaka me shfrytëzuesit e vet. Nëse ndokush e ka blerë filmin dokumentar për jetën e Steve Jobs, ky aplikacion ju ka propozuar edhe një biografi tjetër, filmin dokumentar “Hitleri: Kariera”.

Këtë shaka e zbuloi një mik i Steve Wozniakut, bashkëthemeluesit të kompanisë Apple. “Dikush në Apple duket se ka sens për humor”, komentoi Wozniak, duke bindur të gjithë se kjo nuk ishte shaka e një prillit.

“Këtë e kam marrë nga Alex Fielding para disa ditëve. Geniusi ja ka propozuar këtë gruas së tij. Unë vet nuk kam pasur kohë ta mendoj shakanë e një prillit, kështu që data e sodit është vetëm një rastësi. Mendoj se kjo është shumë qesharake”, shkroi Wozniak në mailin të cilin ia dërgoi gazetarët të Gizmodos. /Telegrafi/