Site icon Telegrafi

KËNGË PËR PIJEN

Poezi nga: Jim Harrison
Përktheu: Kolec P. Traboini

Dua të vdes në kalërim. Një armik i qytetërimit
të eci nëpër pyll, të peshkoj dhe të pi.

Të bëhem si fëmijë në harrim, por kjo nuk më ndihmon, jam
lindur kështu dhe ndjehem i lumtur të peshkoj dhe të pi.

U largova kur ishte ende errësirë dhe eca në shtegun e
lumit, Qeni i Verdhë, ku e kalova ditën duke peshkuar dhe pirë.

Pasi ajo më la unë lashë punën dhe qava për një vit,
të gjitha poezitë më lindën të vdekura, vendosa të peshkoj dhe të pi.

Uji nuk do të largohet kurrë nga toka dhe uiski është i mirë për trurin.
Çfarë tjetër duhet të bëj në këto ditë të fundit, përveç pijes e peshkut?

Në lumë ishte një troftë, unë isha në breg. Zemra ime në gjoks, retë lart,
ajo në Nju-Jork përgjithmonë dhe unë, duke peshkuar dhe pirë.

Exit mobile version