Poezi nga: William Cowper
Përktheu: Maksim Rakipaj
Djem e vajza, tallen me mundin tim,
Çdo herë që ulem vetë të shkruaj,
Pse merresh, më shajnë, me gjuh’ të huaj?
Kur e njeh pak, ç’e merr këtë guxim?
Fol të drejtën. Shpesh synimet e tua,
S’thahen si lulet që vyshken e vdesin?
Pastaj synime më t’larta të presin,
Të tjerë brigje dhe të tjerë ujra.
Lumej të rrjedhshëm brigjegjelbëruar,
Kurorë dafinash flokët t’i mbledh,
Është shpërblimi që fama të jep;
Më tepër se kaq, a s’ke dëshiruar?
Këngë, fol për mua! – Ajo çka prin
E zemrën ma çon peshë fluturim
Është gjuha që ushqen dashurinë.