Nga: Norah Jones
Përktheu: Fadil Bajraj
Po të isha piktor
Do ta pikturoja ëndërrimet e mia
Nëse kjo është e vetmja mënyrë të që ti të jesh me mua
Aty do të ishim së bashku
Bash njashtu siç kemi qenë
Përposh qiejve kalamendës që të gjithë të shohin
E unë po e ëndërroj një vend
Ku do të mund të ta shihja fytyrën
Dhe kujtoj se brusha ime do të shpien atje
Ama sall …
Po të isha piktor
E nëse do të mund të pikturoja kujtesën
Do të ngjitesha brenda qiejve kalamendës që të jem me ty
Do të ngjitesha brenda qiejve që të jem me ty