Teksti: Rexhep Hoxha
Melodia: Qamili i Vogēl
Këndo, o zogu i malit
se sot jam mërzitë,
këndo këngën e djalit
më shëro në shpirt.
Zemra ime e shkreta
është tue vuajtur zi
të bahet porsi bleta,
t’shoh atë djalë tē ri.
Prej sē largu ndjeva
zogun tuj këndu
menjëherë u ktheva
me mall me ndëgjue.
Atëherē zemra ime
si lule në mëngjes,
u mbush me kujtime
në dashuri u ndez.
(1947)