Site icon Telegrafi

Kendall Jenner ndan një mesazh për ata që luftojnë me ankthin: Nuk është kurrë vonë për t’u bërë personi që keni dashur gjithmonë të jeni

Kendall Jenner, 26 vjeç, postoi një mesazh për përballimin e ankthit në Instagram Story të dielën.

Ajo ndau fotografi nga libri i Cleo Wade, “Heart Talk: Poetic Wisdom For A Better Life”, i cili ndan në mënyrë krijuese mësimet e jetës dhe frymëzimin përmes poezive, mantrave dhe pohimeve.

Supermodelja ka qenë një ‘avokate’ e shëndetit mendor dhe ka qenë shumë e hapur për luftën e saj me ankthin në “Keeping Up With The Kardashians” dhe platformat e saj të rrjeteve sociale për disa vite.

Faqet specifike nga libri që ajo zgjodhi të nxjerrë në pah në Instagramin e saj thanë: “Dhe lajmi më i mirë nga të gjithë është se nuk është kurrë vonë për t’u bërë personi që keni dashur gjithmonë të jeni”.

Modelja zgjodhi të nënvizonte personalisht tekstin ku thuhej: “Pavarësisht se sa dërrmuese janë ndjenjat që vijnë nga stresi dhe ankthi, ne duhet të kujtojmë gjithmonë se jemi njerëz, dhe edhe pse ne mund të mos jemi në gjendje të kontrollojmë ardhjen e tyre, ne kemi gjithmonë fuqinë t’i lirojmë ato”.

Shkruhej gjithashtu: “Pauzë. Merrni frymë ngadalë. Mendoni pozitivisht. Mbani mend forcën tuaj. Këto ndjenja përfundimisht do të largohen, sepse në fund të fundit e dinë se nuk kanë shtëpi brenda vetes suaj të shenjtë”.

Në fillim të këtij viti në maj, Kedall foli me Vogue për betejat e saj me ankthin, duke thënë ndër të tjera “Më kujtohet që isha shumë e re dhe kisha gulçim dhe shkova te mamaja ime dhe i thashë këtë. Tani e di se ishte padyshim ankth”.

Lexo po ashtu Kendall Jenner merr vëmendjen e plot me fustanin e tejdukshëm në Met Gala 2021

Qëllimi kryesor i Kendall kur diskuton se si ankthi ka ndikuar në jetën e saj është të ndihmojë në largimin e korrelacionit negativ që problemet e shëndetit mendor dhe ankthi kanë në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version