Site icon Telegrafi

KËNAQËSI E DYFISHTË: Si t’i përjetoni 2 ORGAZMA gjatë një seksi

Amy Levine, terapeute seksuale, thotë që për të arritur kënaqësi të dyfishtë, duhet patjetër t’i stimuloni njëkohësisht klitorisin dhe pikën G.

Pra, këto janë tri mënyra se si t’i arrini këto, transmeton Telegrafi.

Gjatë masturbimit
Ju më së miri e dini se çka ju kënaq, andaj fillojani me të. Përqendrohuni në stimulimin me dorë të klitorisit, ndërkaq pikën G stimulojeni me ndonjë lodër seksuale.

Është shumë me rëndësi që pikës G t’i përkushtoheni vetëm atëherë kur eksitoheni, sepse ajo është e ndjeshme vetëm kur jeni në afshin e plotë.

Gjatë seksit oral
Le të merret partneri juaj me klitorisin tuaj derisa të arrini eksitimin e plotë. Atëherë ngadalë le ta vërë gishtin në vagjinën tuaj dhe le të gjejë pikën G. Do ta gjejë lehtë atë sepse e ndjen që është e vrazhdë kur e prek.

Ju vetëm duhet të kënaqeni.

Gjatë aktit seksual
Amy Levine rekomandon që partneri t’ju stimulojë klitorisin me gishta apo me ndonjë lodër seksuale gjatë paralojës. Vetëm kur të jeni tepër e eksituar, filloni të bëni seks nga prapa. Ajo pozitë është më e mira për stimulimin e pikës G.

Nëse dëshironi të shtoni intensitetin e seksit, në vend që të mbështeteni në shuplaka, mbështetuni në bërryla në mënyrë që të ulni pjesën e sipërme të trupit. Pozita e këtillë garanton stimulim maksimal të pikës G. /Telegrafi/
 

Exit mobile version