Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se kanë në listë 50 emra të lojtarëve për përforcime.
Napoli është duke luftuar me Romën për pozitën e dytë në kampionat.
“Në këtë kohë jemi duke punuar në një listë prej 50 emrash me skuadra dhe vëzhgues që kemi në terren. Kjo do të thotë që do të ketë oferta për lojtarë me eksperiencë, të rinj dhe të tjerë”.
“Mendoj që të marrim lojtarë nga Belgjika dhe Holanda. Do të lëmë të rriten edhe për një vit në skuadrat ku janë. Vite më parë ne u akuzuam që morën lojtarë spanjoll duke na thënë se kampionati nuk është i duhuri për ta”.
“Kur erdhi Benitez ai kërkoi Jose Callejonin, Raul Albiolin, Pepe Reinan, Gonzalo Higuainin. Ai i donte të gjithë. Benitez e kërkonte edhe Leandro Damiao. Ku është ai tani”, ka thënë De Laurentiis. /Telegrafi/