Site icon Telegrafi

Keni hapur gabimisht shishet plastike me kapakët që nuk hiqen – videoja virale ju tregon se si ta bëni

Mund të keni vërejtur shishet plastike me kapakun e pandashëm në shumicën e pijeve tuaja të preferuara.

Madje në vendet e BE-së, mund ta hasni këtë në të gjitha pijet, kjo për shkak të rregullave të reja.

Edhe në Kosovë, ju mund ta keni vërejtur në shishet e Coca Colës por edhe tek pijet e tjera dhe mund të jeni bezdisur me këtë.

Shumë ankohen se kapakët e ngjitur në shishe u pengojnë të shijojnë pijen e tyre të preferuar.

Megjithatë, rezulton se ne kemi gabuar në mënyrën se si ne e kemi hapur kapakun.

@sroche2 This whole time weve been doing it wrong! #pov #doingitwrongthiswholetime #newbottle #bottletop #fyp #fy #viral ♬ original sound – Dude Dad

Një përdorues në TikTok flet pikërisht për këtë, madje tregon se si në të vërtet hapen këto shishe, në mënyrë që ju të mos bezdiseni fare.

Përmes videos e cila u bë virale ai shpjegon në detaje se si ta bëni këtë.

Krejt çfarë duhet të bëni është thjesht ta kaloni kapakun në anën tjetër dhe në këtë mënyrë nuk do t’ju pengojë më gjatë pirjes. /Telegrafi/

Exit mobile version