Site icon Telegrafi

Këmbëngulja tipar pozitiv, kokëfortësia obsesive

Në rast se për shkak të kokëfortësisë, që mund të jetë një pikë e theksuar e karakterit tuaj, arrini të shpëtoni kokën, atëherë ndoshta nuk jeni një rast tërësisht i pa shpresë.

Nuk është mirë nëse me asnjë kusht nuk e pranoni mendimin e dikujt tjetër. Njerëzit për këtë gjë do t’ju vlerësojnë si shpirtngushtë apo të kufizuar. Nuk është e tepërt, së paku kohë pas kohe, t’ua vini vëmendjen asaj që ju thonë njerëzit dhe të pranoni e çmoni mendimet e të tjerëve, që janë krejtësisht të ndryshme nga tuajat.

Rrethit tuaj sigurisht kjo do t’i pëlqente, e ndoshta edhe vet ju, pas një kohe, nuk do të kishit asgjë kundër. Ajo kur i dëgjoni të tjerët nuk do të thotë se nuk jeni person i cili nuk ka qëndrim – përkundrazi. Është me rëndësi të dini çfarë doni, ndërsa këtë mund ta arrini falë këmbënguljes e cila mund të jetë shumë ndihmuese në punë, si dhe në jetën e përditshme.

Megjithatë, duhet ta keni parasysh se këmbëngulja dhe kokëfortësia nuk janë të njëjta. Këmbëngulja na ndihmon të realizojmë qëllimet tona për të cilat nuk dëshirojmë të heqim dorë. Kokëfortësia na pengon në realizimin e këtyre qëllimeve.

Për këtë arsye, është jashtëzakonisht e rëndësishme të mos jemi tërësisht “të shurdhër” ndaj ankesave të të tjerëve. Këmbëngulje – po, sepse është tipar pozitiv, derisa kokëfortësia obsesive.

E sikur të arrini edhe të krijoni baraspeshim në mes të këmbënguljes dhe fleksibilitetit, problemet do të zvogëlohen vetvetiu. E rëndësishme është që të mos harroni dëshirat dhe vlerat tuaja. Nëse jeni të vetëdijshëm se çfarë është ajo që synoni, asnjë orator i fortë nuk mund t’ju imponojë idetë, të cilat sipas ndonjë kriteri nuk ju përshtaten.

Exit mobile version