Liria ka shënuar fitore në kuadër 24 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Prizrenasit triumfuan si mysafirë në stadiumin “Xhemail Ibishi” kundër Flamurtarit me rezultat 2-1.
Pas takimit në një prononcim për Telegrafin, David Domgjoni ka pohuar se ishte një ndeshje e vështirë, por arritën në fund të triumfojmë.
“Ishte një ndeshje e vështirë. E dinim që terreni i Flamurtarit ishte në gjendje jo të mirë dhe kjo do të na vështirësonte punën. Me një lojë të sigurt në mbrojtje dhe lojë të bukur në mesfushë dhe sulm, me aq sa na lejuan kushtet, arritëm të rrëmbejmë tre pikë”, ka pohuar mbrojtësi i Lirisë.
Ai më tutje ka pohuar se tashmë duhet ta harrojmë këtë takim dhe të koncentrohemi në ballafaqimin me Besën e Pejës.
“Tani mendjen duhet ta kemi në takimin e radhës kundër Besës. Pejanët nuk janë kundërshtar të lehtë. Këtë e dëshmuan edhe sot kundër Gjilanit. Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe ta fitojmë edhe atë takim”, tha futbollisti, i cili është i huazuar te prizrenasit nga klubi shqiptar i Tiranës.
Për fund, jo për ka rëndësia, ai ka falënderuar tifozët e Lirisë për mbështetjen që po u japin lojtarëve, si dhe ka përgëzuar bashkëlojtarët, stafin teknik dhe kryesinë për ndihmën e dhënë deri në këtë fazë të kampionatit.
Pas kësaj, Liria zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 41 pikë ndërsa Flamurtari zbret në pozitën e 11 me 14 pikë. /Telegrafi/