Telegrafi

Këmba e zbathur dhe e artë – Napoli prezanton statujën e re të Maradonës

Në nderim të Diego Maradonës, Napoli zbuloi një statujë të re të tij në stadiumin e tyre përpara ndeshjes kundër Sassuolos, në të cilën triumfuan me rezultat 4-0.

Legjenda argjentinase do të mbushte 62 vjeç nesër (e diel) dhe kjo është arsyeja pse Napoli donte të festonte me Maradonën.

Maradona gjithashtu luajti te Barcelona, ​​Sevilla dhe Boca Juniors gjatë karrierës së tij.

Statuja tregon Maradonën me një këmbë të majtë të artë, duke përjetësuar legjendën e Napolit që udhëhoqi ekipin drejt trofeve të mëdha.

Kjo statujë do t’i bashkohet një tjetër që është për Maradonën, e cila u vendos në stadium në vitin 2020 pas vdekjes së tij.

Fituesi i Kupës së Botës 1986 nderohet në Napoli, pasi ai drejtoi skuadrën në titullin e tyre të parë në Serie A në sezonin 1986-87.

Ndërmjet viteve 1984 dhe 1991 kur ishte te Napoli, ai bëri 259 ndeshje dhe shënoi 115 gola.

 

Maradona fitoi dy trofe të Serie A dhe një UEFA CUP në vitin 1989./Telegrafi/