Një mundës është etiketuar si ‘hero’, pasi në rrjetet sociale u shpërnda një video, në të cilën këmba e tij ishte lakuar jashtëzakonisht shumë, por ai ia doli që të fitonte pikë.
Në video shihet rivali i tij teksa ia kap këmbën dhe ia lakon në drejtim të kundërt, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, protagonisti në fjalë e kap në pozicionin e mbytjes kundërshtarin dhe në fund ia del të marrë pikë dhe të triumfojë.
Përkundër lëndimit të këmbës së tij, mundësi nuk heq dorë deri në fund duke marrë lëvdatat e shikuesve të kësaj videoje.
Porsa përfundon aksioni, ekipi mjekësor vrapon menjëherë për t’i ndihmuar, pasi ai e ka të vështirë të qëndrojë në këmbë. /Telegrafi/