Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se ndërtimi i “Kosovës së Re” është meritë e qeverisjes Mustafa.
Këto komente Kelmendi i ka bërë në “Debat D”, në RTV Dukagjini.
“Nuk është burim i qeverisë Haradinaj, është burim i qeverisë së kaluar . Kjo është një punë e kryer nga qeveria Mustafa për një kohë të gjatë, dhe e nënshkruar në fund nga qeveria dhe kryeministri Haradinaj”, tha Kelmendi. /Telegrafi/