Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se është duke bërë remontet/revizionet e të gjitha njësive prodhuese sipas planit për përgatitjet e zakonshme për sezonin dimëror.
Në këtë vazhdë, njësia A-5 është ndalur për qëllim inspektimi dhe riparimi, pra kjo ndalje është bërë sipas planit për revizion konform planit të përditësuar të remonteve dhe revizioneve duke respektuar në tërësi obligimet kontraktuale ndaj furnizuesit publik, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
“Për më tepër, sot kemi zëvendësuar prodhimin e kësaj njësie nga deponimet në KESH dhe KEK momentalisht është duke ofruar kapacitetin në dispozicion prej rreth 515 MWh/h. Pra sasia e ofruar nga KEK për furnizuesin publik është po e njëjta që është ofruar edhe dje. Ndërkohë që janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme që njësia A3 të rikthehet në operim sipas planifikimit”.
KEK-u ka kërkon nga mediat që të marrin qëndrimin zyrtar nga KEK dhe të ndalin spekulimet të cilat përveç që po dëmtojnë imazhin e KEK-ut, po krijojnë panik të panevojshme edhe tek qytetarët. /Telegrafi/