Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të cilat i referohen kontratës për riparimin e kaldajës në njësinë A5 të termocentralit Kosova A, të cilat sipas KEK-ut, nuk janë të vërteta.
Në sqarimin e KEK-ut thuhet se kontrata për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5”, është nënshkruar ne fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta është ndërprere më dt. 20.03. 2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve).
“Prandaj është më rendësi të theksohet se KEK nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar meqë asnjë pagese nuk është realizuar në favor të operatorit”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.
Korporata Energjetike e Kosovës thotë se është e hapur të ofrojë informata rreth statusit të kësaj kontrate dhe ecurisë se përgjithshme rreth riparimeve të njësisë A5.
“Prandaj për të shmangur mundësinë e dezinformimit te opinionit gjate raportimeve, KEK-u sugjeron te gjitha mediat dhe palët e interesuara që të kërkojnë informata/sqarime zyrtare”, thuhet në reagim. /Telegrafi/