Keita Balde Diao ka deklaruar se ka pasur shumë biseda për Interin dhe Juventusin, por oferta e vetme e vërtetë erdhi nga Monaco.
Reprezentuesi i Senegalit u largua nga Lazio për t’u bashkuar me ekipin nga Ligue 1, pavarësisht pretendimeve të përsëritura që ai po bënte një lëvizje në Torino drejt Juventusit.
Megjithatë, Keita Balde ka mohuar diçka të tillë duke thënë se oferta e vetëm e vërtetë erdhi nga Monaco.
“Ka pasur shumë biseda për ofertat nga Juventusi dhe Interi, por oferta e vetme erdhi nga Monaco”, ka thënë fillimisht Keita Balde në prezantimin e tij.
22-vjeçari është ardhur në klub si zëvendësues për Kylian Mbappe, por Keita ka refuzuar ti dëgjoj këto krahasime.
“Mos më krahasoni me Mbappe, mos më krahasoni me askënd. Kam stilin tim”.
“Nëse e kam këtë etiketë të fenomenit është sepse kam punuar shumë mirë gjatë gjithë karrierës sime”, përfundoi sulmuesi senegalez. /Telegrafi/