Site icon Telegrafi

Keita Balde mohon marrëveshjen me Sevillan

Sulmuesi i Lazios, Keita Balde Diao këmbëngul se “nuk ka asgjë” në raportet që e lidhin atë me një kthim në Spanjë te Sevilla.

Gjatë fundjavës u raportua se Keita ishte në negociata të avancuara me Sevillan, por ish-ylli i Barcelonës pohoi se kthimi në vendin e tij të lindjes ishte i komplikuar”.

Lexo po ashtu Keita Balde afër transferimit te gjiganti spanjoll?

“Unë në Sevilla? Nuk ka asgjë në këtë”, ka thënë Keita Balde në një transmetim të drejtpërdrejtë Instagram.

“Kthimi në Spanjë është shumë i komplikuar”, përfundoi sulmuesi senegalez.

Megjithatë, CalcioMercato.com sugjeron se Interi, Milani dhe Juventusi janë të gjitha në punë duke tentuar nënshkrimin me 22-vjeçarin. /Telegrafi/

Exit mobile version