Telegrafi

Keisuke Honda i kërkon Manchester Unitedit që të nënshkruajnë me të përmes Twitterit

Manchester United nuk e ka nisur mirë sezonin 2019/20, me dy fitore, dy barazime dhe dy humbje në gjashtë ndeshjet e para. 

Ndërsa u deshën penalltitë për ta mposhtur Rochdalen, ekipin nga League One (kategoria e tretë).

Djajtë e Kuq po vuajnë pa Paul Pogban, Anthony Martialin dhe Marcus Rashfordin, që do të mungojnë edhe ndaj Arsenalit.

United nuk janë mirë dhe lojtarët e lirë janë duke u kërkuar, ndërsa një nga ta është vetë ofruar në klub.

Legjenda e Japonisë. 33-vjeçari Keisuke Honda, i ka shkruar në Twitter klubin anglez se është i gatshëm nëse i ofrojnë kontratë.

Keisuke Honda (Foto: Odd Andersen/Getty Images/Guliver)

“Më jep një ofertë. Nuk kam nevojë për para, por më duhet të luaj me skuadër të shkëlqyeshme dhe bashkëlojtarë të shkëlqyeshëm”, ka shkruar ai.

Honda  ka luajtur për vendin e tij 98 herë duke shënuar 37 gola, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Melbourne Victory në Australi.

Ai shënoi shtatë gola në 16 ndeshje. /Telegrafi/