Keidi Bare nuk i ka lënë hapësirë për manovrim Komisionit Disiplinor të Federatës së Spanjës.
Kjo e fundit e ka dënuar mesfushorin shqiptar me nëntë ndeshje mos lojë pas sjelljeve të pahijshme në ndeshjen e Atletico Madrid B kundër Fabrilit.
Futbollisti shqiptar mori fillimisht në të 14 minutë një karton të verdhë dhe më pas protestave të shumta mori edhe kartonin e dytë të verdhë, përkatësisht të kuqin pas goditjes së topit në drejtim të gjyqtarit.
Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të takimit, lojtari e kishte fyer shumë rëndë, të cilën gjë e kishte shkruar edhe në raportin përfundimtar të takimit.
“Ti je budalla, je budalla! Ti je bir i një k…! E kam merak nënën tënde të ndyrë”, thuhet se t’i ketë Bare gjyqtarit të takimit.
Ai nuk u ndal me kaq pasi që vazhdoi ofendimet edhe në tunelin e zhveshtoreve pas përfundimit të pjesës së parë.
Keidi ka dëmtuar seriozisht ekipin e tij, i cili ka luajtur praktikisht gjithë ndeshjen me një lojtar më pak, i cili përfundoi 4-1 për mysafirët.
Keidi Bare ende nuk ka luajtur një ndeshje për ekipin e parë të skuadrës spanjolle në La Liga, ndërsa ka pasur dy paraqitje në Copa del Rey me ekipin kryesor. /Telegrafi/