Site icon Telegrafi

KEDS: Zjarret po rrezikojnë furnizimi me energji për konsumatorët

Zjarret e shkaktuara nga pakujdesia e personave të papërgjegjshëm dhe nga temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vend, përpos që rrezikojnë banorët, njëkohësisht po rrezikojnë edhe furnizimin me energji elektrike.

KEDS ka thënë se është shqetësuese rritja e vazhdueshme e rasteve ku sipërfaqe të mëdha pyjore dhe fushore po përfshihen nga zjarret dhe për pasojë konsumatorët tanë po mbesin me orë të tëra pa furnizim me energji elektrike.

“Nga këto zjarre, në asetet e KEDS po shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale. Për shkak të terrenit pastaj të pa qasshëm për makineritë e rënda, ekipet tona po detyrohen që bartjen e materialit dhe pajisjeve tjera ta bëjnë duke depërtuar në këmbë, duke e bërë mjaft sfiduese punën. Kjo po ndikon edhe në kohëzgjatjen e punimeve”, thuhet në njoftim.

Kësisoj, KEDS bën apel tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre të cilat rrezikojnë furnizimin me energji për konsumatorët. /Telegrafi/

Exit mobile version