Site icon Telegrafi

KEDS vazhdon investimet në rrjet për shërbime sa më kualitative në qytetin e Obiliqit

Në Komunën e Obiliqit, një pjesën perëndimore shtrihen mbi 170 shtëpi, të cilat falë investimeve të KEDS-it tashmë kanë rrjet të ri si të tensionit të mesëm, ashtu edhe të tensionit të ulët.

Ky investim i bërë nga kompania dhe implementuar nga vet punëtorët e saj do të sjellin furnizim stabil dhe të qëndrueshëm për konsumatorët të kësaj ane.

Në këtë pjesë të Obiliqit, që shtrihet përskaj Termocentralit “Kosova B”, janë vendosur 143 shtylla të reja, 650 përçues, rreth 10 mijë metra kabllo, asete këto që do të përmirësojnë dukshëm cilësinë e shërbimeve të energjisë elektrike.

Drejtori i Sistemit të Operimeve në KEDS, Bujar Jupaj, tha se investimet të tilla do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve kualitative për konsumatorët tanë.

“Duke marrë parasysh se KEDS ka trashëguar një rrjet të vjetër të energjisë elektrike, janë ndërmarrë veprime të menjëhershëm të investimeve në nënstacione për modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit për të vetmen arsye, që konsumatorët të përfitojnë shërbime më efikase dhe më kualitative të energjisë elektrike”, tha ai.

Investime të tilla KEDS janë duke vazhduar edhe në lagje, fshatra e qytete të territorit të Kosovës, duke vendosur pajisjet më bashkëkohore dhe pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë.

KEDS angazhohet në vazhdimësi për përmbushjen e misionit të vënë dhjetë vite më parë: Të ndriçojë tërë Kosovën me infrastrukturën më moderne.

Exit mobile version