Në fshatin Qyshk të Komunës së Pejës ekipet e KEDS kanë larguar rrjetin e vjetër elektrik nga oborri i shkollës “Skënder Çeku”.
Gjithashtu, KEDS në fshat ka riparuar edhe rrjetin e tensionit të ulët dhe ka vendosur edhe një trafostacion të ri.
Me këtë investim banorët në këtë pjesë do të kenë furnizim më të mirë dhe më të sigurt me energji elektrike, gjithashtu edhe rreziku i kalimtarëve e posaçërisht i nxënësve brenda oborrit të shkollës është eliminuar.
Në këtë projekt një kontribut dhe mbështetje të veçantë e ka dhënë edhe komuna e Pejës.
Me këtë rast edhe drejtoresha e SHFMU “Skënder Çeku” Hasime Gashi, ka një falënderim të veçantë për KEDS-in.
“E kemi mirëpritur këtë veprim nga ana e KEDS-it për evitimin e rrezikut për nxënësit e shkollës tonë. Punëtorët e KEDS-it e kanë zhvilluar punën në mënyrë të shkëlqyeshme. Çdo herë kanë punuar në kohën kur nxënësit nuk kanë qenë prezentë që ata të mos jenë të rrezikuar dhe punën e kanë bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Falënderojmë KEDS-in dhe u jemi shumë mirënjohës për këtë”, tha drejtoresha Gashi. /Telegrafi/