Zyrtarët e KEDS-it kanë njoftuar se nuk janë duke aplikuar reduktime të energjisë elektrike. Sipas tyre, ndërprerjet e ditëve të fundit janë për shkak të renovimeve që është duke bërë KOSTT-i në rrjetin energjetik.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se edhe në Podujevë ndërprerja e energjisë elektrike është bërë me kërkesë të KOSTT-it .
“Në Podujevë sot ka ndërprerje të planifikuara për shkak të domosdoshmërisë së intervenimit në rrjet, për çka janë të njoftuar edhe konsumatorët, edhe mediat në njoftimin e dërguar të premten”, tha ai.
Buzhala thotë se edhe në pjesë të tjera të vendit nuk aplikohen reduktime.
“Nëpër pjesë tjera të Kosovës nuk ka reduktime, por ndalesa të planifikuara, pjesa me e madhe e të cilave me kërkesë të KOSTT-it”, ka bërë të ditur Buzhala. /Telegrafi/