Kompania kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS), thotë se duan të informojmë opinionin se nuk po aplikohen reduktime në asnjë pjesë të Kosovës.
Sipas tyre disa media vazhdojnë të keq informojnë opinionin se ka reduktime, kjo nuk është e vërtetë.
“Ndaljet e herëpashershme të energjisë bëhen për shkak të intervenimeve të domosdoshme në rrjet për të sanuar problemet teknike. Këto probleme teknike ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara, e aq më tepër te ne ku rrjeti është shume i vjetër”, thuhet në komunikatën e dërguar nga KEDS.
Ata deklarojnë se këto raste monitorohet nga ZRRE, e cila ka ekipet e veta në terren dhe mund të verifikohen.
Gjithashtu, KEDS thotë se ka angazhuar ekipe shtesë për të siguruar që këto intervenime të domosdoshme të kryhen në afat sa më të shkurtër dhe që konsumatorët të sipas tyre të afektohen sa më pak.
“Ne do të ju njoftojmë vazhdimisht për këto raste të intervenimeve të domosdoshme dhe kohëzgjatjen e tyre përmes medieve sociale. Me këtë rast jemi shumë mirënjohës për punën e kolegëve tanë të cilët po e bëjnë të pamundurën dhe duke punuar në kushte shumë të vështira atmosferike”, deklaron KEDS.
Më tej ata shtuan se Kosova këto ditë ka shënuar rekordin e konsumit të energjisë elektrike. Pasi që sipas tyre prodhimi vendor nuk arrin ta mbulojë tërë konsumin ata thonë se kanë blerë energji nga importi për të siguruar që të mos ketë reduktime. Vetëm gjatë muajit dhjetor thuhet se kanë importuar rreth 90 mijë MW. /Telegrafi/