Kompania që po ndërton rrugën Prishtinë- Gjilan ka prishur sërish kabllon e tensionit 10 kilovolt, duke lënë pa energji një pjesë të konsiderueshme të konsumatorëve në Veternik.
“Kjo prishje është e katërta brenda javës. Prishja i ka lënë pa energji edhe shumë biznese të mëdha”, thuhet në një komunikatë për media dërrguar nga KEDS-i.
Sipas komunikatës ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për ta sanuar atë prishje.
“Kjo pakujdesi e kontraktorit të Qeverisë po shkakton telashe shumë të mëdha në furnizim me energji elektrike në atë pjesë. Madje, po ia pamundëson KEDS-it që të bëjë furnizim normal me energji elektrike. Në atë zonë gjenden edhe shumë biznese të mëdha, të cilat po afektohen direkt”, thuhet në komukikatën e dërguar nga zëdhënësi Viktor Buzhala.
Sipas tij kjo situatë është e papranueshme dhe nuk mund të përsëritet më.