KEDS, në kuadër të investimeve që është duke bërë revizionimin e plotë të Tensionit të Mesëm të Rrjetit Distributiv. Po shqyrtohen një nga një të gjithë largpërçuesit dhe po intervenohet në secilin ku paraqitet e nevojshme.
Kjo po bëhet që konsumatorët të kenë shërbime sa më kualitative dhe faktorët ekstern, sidomos ata atmosferikë të kenë sa më pak ndikim në furnizimin me energji elektrike.
Gjatë këtij përforcimi të rrjetit, që do të bëhet gjatë tërë muajit gusht, do të ketë ndërprerje disaorëshe në largpërçuesin specifik ku intervenohet. KEDS për këtë kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve. Pra, kjo duhet të merret si investim që e përmirëson shërbimin dhe bëhet për të mirën e të gjithëve e assesi si reduktim. Ndalja e energjisë aty ku intervenohet është e domosdoshme për shkaqe të sigurisë.
KEDS është duke njoftuar në detaje për çdo intervenim në baza ditore dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në detajet e fundit.
Revizionimi i Rrjetit është procesi i rregullt vjetor të cilin e bën KEDS dhe kjo ka patur si efekt uljen e numrit të prishjeve nga faktorët ekstern. Pra, është masë preventive ku shqyrtohet në detaje ndryshimi I gjendjes së rrjetit për një vit dhe intervenohet menjëherë që secili devijim të evitohet.
Ky proces, paralelisht me zvogëlimin e ndalesave të paplanifikuara, ka ulur edhe humbjet, çka ka bërë që beneficionet për konsumatorë të jenë të shumanshme.
KEDS, paralel me revizionimin, po vazhdon edhe me qindra projekte anekënd vendit për zgjerim dhe përforcim të rrjetit. E gjithë kjo po bëhet në kuadër të masterplanit të investimeve për periudhën dhjetë vjeçare që parasheh kalimin e rrjetit në standardet më të larta. /Telegrafi/