Site icon Telegrafi

KEDS nuk po lejohet ta ndërrojë transformatorin e djegur në Pejton

KEDS njofton se pak para mesnatës ndërmjet të hënës dhe të martës është djegur një trafostacion 10/04 kV (kilovolt) në qytezën Pejton që furnizon me energji elektrike atë pjesë të kryeqytetit. Nga djegia e saj pa tension kanë mbetur rreth 50 konsumatorë, kryesisht biznese.

KEDS është përpjekur që të intervenojë menjëherë për ta ndërruar trafon, por pronari i hapësirës ku është i vendosur ky trafostacion e ka rrethuar me llamarinë dhe nuk lejon vendosjen e stabilimenteve që do të mundësonin rikthimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

KEDS ka bërë kërkesë menjëherë në Policinë e Kosovës që t’i mundësohen kushtet për kryerjen e punëve. Kompania do të intervenojë menjëherë posa të krijohen rrethanat për veprim.

Ndryshe, ka dyshime për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme dhe kërkon nga organet e drejtësisë që të fillojnë hetimet për rastin në fjalë.

Ekipet e KEDS edhe më herët janë penguar që të rregullojnë prishjet aty.

KEDS kërkon nga të gjithë qytetarët bashkëpunim në mënyrë që në rastet e prishjeve të mos mbesin pa energji konsumatorët. /Telegrafi/

Exit mobile version