Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) sot ka njoftuar se nuk ka reduktime të energjisë elektrike, por vetëm punime të planifikuar në disa zona.
KEDS në njoftimin për media theksojnë se punime e planifikuara në disa zona bëhen për përmirësim të rrjetit elektrik por që përfshijnë numër të kufizuar të konsumatorëve.
“KEDS demanton lajmin e publikuar në disa nga portalet se gjoja ka reduktime. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka reduktime askund. Ka punime të planifikuara në disa zona që bëhen për përmirësim të rrjetit elektrik por që përfshijnë numër të kufizuar të konsumatorëve…”, thuhet në njoftimin e KEDS-it. /Telegrafi/