Komuna e Pejës që nga mëngjesi kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Kjo ka ardhur si pasojë e një nevoje emergjente për intervenim në sistemin e linjave të tensionit të mesëm.
Në të gjitha zonat e Pejës ku furnizimi është ndërprerë që nga mëngjesi, energjia pritet të kthehet në ora 14:00.
“Bëhet fjalë për intervenim të domosdoshëm dhe të paralajmëruar. Për të mos ardhur deri tek më e keqja ne kemi intervenuar sot me ekipet tona. Intervenimi po ndodhë në linjat e sistemit të tensionit të mesëm. Furnizimi pritet të kthehet në ora 14:00″, tha për Radio 1 zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala. /Telegrafi/