Site icon Telegrafi

KEDS mobilizon mbi 250 punëtorë në zonat e prekura nga era e fortë

Me rikthimin e erërave në shumë pjesë të vendit, Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë elektrike thotë se ka angazhuar mbi 250 punëtorë.

KEDS thotë se punëtorët në terren janë të ndarë në dhjetëra ekipe.

“Ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e prekura nga këto kushte atmosferike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë.

Gjatë stuhisë së fundit të erës me të cilën u ballafaqua Kosova, KEDS arriti që në kohë rekorde ta rikthejë energjinë deri tek konsumatori i fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version