Site icon Telegrafi

KEDS mobilizon ekipet të shumta në terren për shkak të motit me erëra

Foto: Arkiv

Sipas parashikimeve të motit, në tërë vendin do të ketë erëra. KEDS duke përcjellë paraprakisht motin, veçse ka përgatitur ekipet të shumta me të gjitha makineritë që të jenë në terren dhe të intervenojnë aty ku është nevojshme.

Ekipet e KEDS, të cilët janë duke operuar në përputhje me dispozitat ligjore të nxjerra nga institucionet qeveritare, janë në gatishmëri të plotë për të ofruar maksimumin e tyre që furnizimi me energji elektrike në këtë kohë pandemie të jetë i rregullt për të gjithë konsumatorët anekënd vendit.

Në fund, KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe nëse shohin ndonjë avari në rrjet t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version