Site icon Telegrafi

KEDS mobilizohet për shkak të motit të lig

KEDS është i mobilizuar komplet për shkak të motit të lig. Në kuadër të kësaj, do të shtohen edhe 50 punëtorë që merren me prishjet në terren dhe tashmë do të janë 300 punëtorë. Pra, ekipeve për sanim të prishjeve do t’iu shtohen edhe ato të mirëmbajtjes, duke përfshirë edhe inxhinierët.

Kjo është bërë për t’i evidentuar dhe evituar prishjet eventuale në kohën më të shkurtër të mundshme.

“Ekipet e KEDS-it do të jenë në dispozicion gjatë 24 orëve të ditës, 7 ditë të javës në mënyrë që qytetarët të kenë furnizim sa më të mirë me energji elektrike në këto ditë të ftohta dhe me reshje nëpër të cilat po kalon vendi. KEDS ka përgatitur maksimalisht rrjetin paraprakisht për ballafaqim me kushtet e rënduara atmosferike. Ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në vazhdimësi duke punuar në përforcim të rrjetit, duke i zëvendësuar pajisjet e dëmtuara, sikurse duke i pastruar trasetë e rrjetit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Të njëjtën kohë, vetëm gjatë këtij viti janë kryer shumë investime, të cilat e kanë rinuar komplet rrjetin në dhjetëra lokalitete anembanë Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version