Kompania Kosovare për Distribuium me Energji Elektrik (KEDS), njoftoi të enjten se humbjet në rrjetin elektroenergjetik të Kosovës kanë rënë në 15.96 për qind
Sipas njoftimit, këto të dhëna bazohen në raportin e fundit të tetorit të këtij viti, sipas së cilit nënkuptohet se nga viti 2013 sa ishin mbi 31 për qind, ato janë minimizuar në gati 50 për qind.
“Ekipet tona janë të pajisura me mjetet më moderne për identifikimin e vjedhjeve të energjisë elektrike dhe arrijnë t’i zbulojnë edhe format më të sofistikuara. Pra, askush nuk mund t’i ikë regjistrimit të kilovatëve të shpenzuar, prandaj konsumatorët nuk duhet të jenë pre e joshjeve të ndryshme nga individë të papërgjegjshëm”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, bëhet e ditur se forma e vetme ku ata që furnizohen me energji elektrike nuk do të kenë asnjë telashe është forma e ligjshme, përkatësisht duke regjistruar secilin kilovat përmes njehsorit që e vendos KEDS-i.
“Rastet e devijimit nga ligjshmëria janë duke hasur në forcën e ligjit dhe duke marrë përgjigjen e merituar. Rastet e keqpërdorimeve dorëzohen në departamentin përkatës të KEDS-it, prej ku parapërgatiten për procedim të mëtutjeshëm në gjykatat e Kosovës”, thuhet tutje.
?????̈??????? ? ?????????̈ ????????? ??̈??ℎ?? ?? ?????? ? ??????̈?. ??????????? ?????̈???????? p?̈???? ??????̈? ??̈ ?ℎ?????? ??̈ ?????? ?? ??????̈: 0800 791 00, ??̈???? ?????-??, ???????? ??????? ??? ??̈ ????? ????. ????????? ???? ?? ??̈ ?????? ????????????.
??̈ℎ? ????? ??̈ ? ????̈ ? ?ℎ???̈????̈ ????????, ????????? ??̈ ?????!
???????? 0800 791 00
?????: ????@????-??????.???