KEDS njofton se si pasojë e motit të rënduar që po mbretëron kryesisht në rajonin e Dukagjinit, në disa zona rrjeti elektrik është dëmtuar, dhe në disa tjera për shkak të sigurisë është bërë ndalja e energjisë elektrike.
“Në shumë vende asetet tona janë mbuluar me ujë për shkak të vërshimeve, dhe intervenimi në këso rastesh për momentin është i pamundur”, njofton tutje kompania.
“Ekipet tona në numër të shtuar që nga dita e djeshme janë në terren për të intervenuar aty ku po mundësohet një gjë e tillë”.
KEDS ka bërë thirrje te konsumatorët që të mos afrohen afër aseteve energjetike dhe të raportojnë nëse vërejnë ndonjë avari./Telegrafi/