Site icon Telegrafi

Keane godet qaramanët e Unitedit: Duhet të japin gjithçka

Roy Keane ka goditur ashpër ata që ai i quan “qaramanët” e Manchester Unitedit teksa i ka dëshiruar fat Jose Mourinhos.

Ka pasur presion të hatashëm për Mourinhon pasi United ka katër ndeshje pa fituar.

Spekulimet për telashe në zhveshtore janë rritur, ku subjekt është Paul Pogba dhe marrëdhënia e tij me menaxherin.

United tashmë ka nëntë pikë më pak në luftën për titull dhe ish kapiteni ka kërkuar që skuadra të japë gjithçka në fushë.

“Ne po flasim për futbollistë e menaxherë, jo secili lojtar mund të shkojë mirë me menaxherin, e menaxheri nuk do ta pëlqejë secilin lojtar. Por, ajo që bën si futbollist janë se pavarësisht mospajtimeve, ju luani për ekipin”.

“Nuk më interesojnë problemet me menaxherin që i ke si lojtar, nuk më intereson nëse jeni kacafytur, sepse kjo është pjesë e industrisë, njerëzit kanë probleme. Ndodh në industri tjera, por fatkeqësisht kur je te United je te klubi më i madh në botë dhe kjo do të ekzagjerohet”.

“Por, nëse je futbollist i Unitedit dhe e vë atë fanellë dhe del në fushë e nuk e jep 100 për qind sepse je hidhruar me dikë, atëherë Mourinhos i dëshiroj shumë fat”.

“A po flas për Pogban? Po flas për lojtarët në përgjithësi. Lojtarët hidhërohen me menaxherin ose me stafin teknik dhe thonë se nuk do të stërviten mirë sepse janë hidhëruar me dikë, ka shumë qaramanë aty, ka shumë qaramanë”.

“Kur hyni në fushë, luani për krenarinë personale, luani për familjen tuaj, luani për qytetin, apo çka do tjetër. Mos u brengosni për atë që ju thotë menaxheri apo stafi. Ju dilni dhe luani e bëni më të mirën”, deklaroi Keane. /Telegrafi/

Exit mobile version