Site icon Telegrafi

Me kë mund të luajë Roma në LK dhe deklarata e Spallettit

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka shprehur shqetësimin për kundërshtarin e mundshëm në fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Shorti për duelet e ‘play-offit’ do të zhvillohet të premten, ndërsa Manchester City dhe Porto janë ndër kundërshtarët e mundshëm të Giallorossëve.

“Kombinimet tjera do të ishin më të mira, por ne duhet të jemi të gatshëm që të ndeshemi me kundërshtarët tanë që nga fillimi. Ne nuk mund të zgjedhim me kë luajmë”.

“Duhet të llogarisim se të gjithë kundërshtarët e mundshëm do të jenë të fortë, por duhet të besojmë se mund të kualifikohemi tutje”.

“Jam i sigurt se do të ndodhë kështu, edhe pse do të jetë vështirë”, ka deklaruar Spalletti. /Telegrafi/

Exit mobile version