KB Peja ka pësuar humbje në çastet e fundit të takimit ndaj Cluj në Rumani, duke mos arritur të shkruajë historinë. Pejanët humbën me rezultat 85-76.
Afro gjashtë mijë shikues e bënë të vështirë për Pejën, por kosovarët shfaqën performancë fenomenale.
Pas pjesës së parë Peja falë mbrojtjes së mirë dhe koncentrimit në sulm, arriti të krijojë epërsinë dhe të hyjë në avantazh në fund të ndeshjes.
Një seri negative e pejës në çerekun e fundit bëri që Peja në fund të pësojë humbje.
Fytyra tragjike ishte Alban Veseli i cili humbi topin në aksionin vendimtar për të barazuar me 19 sekonda pa përfunduar takimi, shkruan Telegrafi.
19 pikë nga Reed dhe 17 nga Ahmetbasic nuk mjaftuan kundër 27 nga Dykes dhe 17 nga Adamovic, të cilët ishin vendimtar ndaj Clujit.
Peja nis me humbr Grupin G të FIBA Europe Cup, kurse takimin tjetër e zhvillon ndaj Larnacas më 26 tetor nga ora 19:30. /Telegrafi/
STATISTIKAT